Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, njëherësh edhe kandidat për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, me numër 31, Sylejman Çerkezi mori pjesë në tubimin e organizuar me banorët e Kastriotit, ish-Obiliqit.
Në këtë takim Çerkezi bashkëbisedoi me banorët e kësaj ane për problemet me të cilat ballafaqohen dhe për mënyrën e zgjidhjes së tyre.
Ai i siguroi banorët se do të angazhohet në maksimum për të adresuar kërkesat e tyre në parlamentin e Kosovës.
“Përpjekja jonë nuk është për pushtet, sot forcat i kemi bashkuar për shtet, ndërsa në anën tjetër pushteti më shumë se kurrë ka nevojë për ne. Së bashku jemi pran fitores dhe ajo është fillimi i ndryshimit”, tha ai.
Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Cerkezi, së bashku me Beni Kizollin janë kandidatë për deputetë, në listën e Lëvizjes Vetëvendosje.