Kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, së bashku me nënkryetarin Beni Kizolli, njëherësh edhe kandidatë për deputetë në Kuvendin e Kosovës, kanë vizituar Shoqata e Zejtarëve dhe Afaristëve Esnaf në Prizren, me ç’rast u pritën nga kryesia e kësaj shoqate.
Derisa kryetari Çerkezi foli për qëllimet politike të partive si dhe problemet dhe qasjen ndaj dukurive në shtetin tonë, zëvendësi i tij Beni Kizolli theksoi disa prioritete ndër ta edhe projektin e përpiluar për rrugën “Adem Jashari” e cila mund të transferohet në shesh dhe e cila do të kishte beneficione të shumëfishta dhe do të gjallëronte bizneset në këtë rrugë me rëndësi ekonomike për Prizrenin.
“Si të gjitha takimet deri më sot me subjekte politike edhe kjo mbledhje kaloi me paraqitje të temave ekonomike ku fokusi kryesor i paraqitur nga shoqata jonë ishin lehtësimet e të bërit biznes gjithashtu i trajtuam edhe mundësitë dhe vullnetin e anëtarëve tanë për rritjen e kapaciteteve prodhuese! Diskutimet e sinqerta dhe frytëdhënëse u parashtrua nevoja që të arrihet një bashkëpunim afatëgjatë me takime të rregullta. Takimi përfundojë me një foto të përbashkët të anëtarëve dhe mysafirëve”, thuhet në njoftimin e shoqatës Esnaf.
Kujtojmë se kryetari i Lëvizjes për Drejtësi, Sylejman Çerkezi, së bashku me nënkryetarin Beni Kizolli kandidojnë për deputet, në listën e Lëvizjes Vetëvendosjes, i pari me numër 31, ndërsa i dyti me nr 32.