Sylejman Çerkezi, lider i Lëvizjes për Drejtësisë brenda PD-së, vazhdon me aktivitet politike nëpër degë, me qëllim unifikimin dhe organizimin e spektrit konservator në Kosovë.
Siç thuhet në njoftim, një vizitë të tillë Çerkezi, e zhvilloi edhe në Komunën e Klinës, ku u prit nga kryetari i degës, Imer Pantina me bashkëpunëtorë.
Me këtë rast, Çerkezi në këtë takim deklaroi se “ka ardhur koha që të votohet kjo platformë për Drejtësi, sepse është partia e vetme, e cila garanton që do të jetë një digë e qëndrueshme dhe e pakapërcyeshme për të gjitha dukuritë negative në shoqëri, përfshirë korrupsionin institucionale dhe krimin e organizuar”.
Ndërkaq, Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Fidan Mustafa deklaroi se “e kemi për obligim ndaj qytetarëve tanë që të punojmë çdo ditë e më shumë në mënyrë që të kenë një derë ku mund të drejtohen për një të ardhme më të ndriçuar në institucionet lokale”.
Nikoqiri i këtij takimi, Imer Pantina, falënderoi mysafirët për vizitën dhe theksoi se “dega jonë në Klinë gjithnjë e më shumë po forcon radhët e saja me figura të respektuara në qytetin e Klinës, dhe se e ardhmja si fuqi politike në institucionet lokale është e pashmangshme”.