Certifikata e parë e Performancës Energjetike për ndërtesa – Aliu: Jemi të vendosur për tranzicion

Prishtinë | 19 Sht 2024 | 12:54 | Nga Florenta Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Mjedisit,  Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, ka lëshuar të enjten Certifikatën e parë të Performancës Energjetike për ndërtesat në Kosovë, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MMPHI-së, Liburn Aliu, e ka konsideruar këtë certifikatë si dokumentin më të rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për secilën ndërtesë në Kosovë, ndërsa tha se këtë hap të rëndësishëm në fushën e energjisë në vend po e fillojnë me ndërtesën e “ish-Rilindjes”.

“Kemi kënaqësinë që po e fillojmë një hap të rëndësishme që po fillojmë më ndërtesën e ‘Rilindjes’ ku jemi dhe vet dhe do te vazhdojmë më pas. Jemi përcaktuar qartë se qeverinë në politikat tona karshi ndryshimeve klimatike në glob dhe meqë këto ditë është java e aktiviteteve për zhvillimin e qëndrueshëm në Kosovë, jemi përcaktu qartë për tranzicion në energji dhe nga fusha e transportit, por pjesa e efiçiencës është një nga faktorët kryesorë”, tha ai.

E në fushën e efiçiencës, Aliu falënderoi shtetin gjerman për ndihmën e ofruar në përgatitjen dhe analizën. Ai tha se synim kanë përfshirjen e të gjitha ndërtesave në vend.

“Certifikata e Performancës Energjetike në Ndërtesa në Republikën ë Kosovës, është dokument i rëndësishëm dhe gjithëpërfshirës për secilën ndërtesë në Republikën e Kosovës. Po fillojmë me dy ndërtesa, po synojmë për të përfshirë të gjitha ndërtesat në vendin tonë, kjo nënkupton përgatitjen e profesionistëve qe do të jenë auditorë dhe do të merren me performancën e tyre, tashmë janë certifikuar 15 trajnerë.”, tha ai.

Udhëheqësi për bashkëpunim në Ambasadën Gjermane në Kosovë, Daniel Alker, tha se synim kanë përmirësimin e efiçientës në ndërtesat në Kosovë.

“Ky është synimi jonë i përbashkët për të përmirësuar eficençën për ndërtesat në Kosovë. Gjermania i ka ofruar mbi 170 milionë euro që nga viti 1999 për bashkëpunim me Kosovën si dhe Gjermania vazhdon të jetë e angazhuar për ta mbështetur Kosovën drejt energjisë e fushat tjera të bashkëpunimit”.

Të ngjashme