Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka certifikuar 22 subjekte politike për pjesëmarrje në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit, raporton Ekonomia Online.
Në listën e subjekteve të certifikuara nuk është Lista Serbe, e cila mori dy vota për, dy kundër, dhe pesë abstenime.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi dhe anëtarja serbe votuan për, ndërsa dy anëtarët e Lëvizjes Vetëvendosje votuan kundër.
E, Nismës i është dhënë edhe një ditë kohë për plotësim të listës së nënshkrimeve në mënyrë që të ketë mundësi më pas të certifikohet.
“Në mesin e subjekteve politike që kanë aplikuar është dhe NISMA SOCIALDEMOKRATE – NISMA. Sipas njoftimit nga Zyra për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike, ky subjekt politik i ka përmbushur të gjitha kriteret tjera, përveç listës së nënshkrimeve. Pas plotësimit të listës së nënshkrimeve, subjekti politik do t’i nënshtrohet certifikimit nga KQZ. Subjektit politik, i është dhënë afat për plotësim të listës së nënshkrimeve deri 3 dhjetor 2025, në orën 12:00”, tha Buzhala.
KQZ ka bërë të ditur se kanë aplikuar 24 subjekte politike, prej të cilave 18 parti politike, 3 koalicione, 2 iniciativa qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.
Sipas vendimit të KQZ-së, këto janë subjektet politike të certifikuara:
Partitë politike:
Koalicionet:
Iniciativat qytetare:
Kandidat i pavarur: