Në ceremoninë e certifikimit për raundin e parë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe TIK, u tha se Kosova ka potencial në sektorin e teknologjisë e cila duhet të shfrytëzohet, raporton Ekonomia Online.
Ky projekt “Përkrahje i BE për Konkurrueshmërinë e Sektorit Kosovar të TIK”, është i financuar nga BE dhe implementuar nga WEglobal në konsorcium me Prishtina REA dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit.
Daniela Huhmann nga zyra e Bashkimit Evropian tha se ky trajnim mbështet zgjerimin ekonomik.
“Përpos që kanë m’u certifikua të rinjtë, Po ashtu janë edhe 10 menaxher të certifikuar nga ICT. Në këto trajnime mësoni për digjitalizimin dhe po besoj keni me gjet veten në këto trajnime. Jam shumë e nderuar që t’i ndaj certifikatat”.
Ndërsa, drejtori i departamentit të ICT në ministrinë e Ekonomisë, Agim Kukaj ,theksoi se që nga vitit 2013 sektori i teknologjisë ka potencial që duhet të shfrytëzohet.
“Sektori ka nevojë për ekspertizë por nuk ka mjaft njerëz. Në ministri kemi tentuar me shkrua diçka me pas sukses vajzat dhe djemtë e rinj me hy në tregun e punës. Por kemi dashur në 7 rajone mi përfshi shumë të rinj. Ka edhe nga të rinjtë me gjet rrugë të re. Tregu i Kosovë është i vogël por e kemi edhe atë global. Trajnerë që janë angazhuar janë kulminant”.
Grigorios Kontzoglou, ICT for Kosovos Groweth tha se është shumë e rëndësishme ky moment për projektin tyre, pasi është bërë shumë punë në një periudhë 1 vjeçare.
“Për shkak të pandemisë nuk kemi bërë ceremoni të hapjes. Qëllimi ynë është me lidh biznesin digjital dhe tregtinë e Kosovës me i plotësua kërkesat e tregut dhe me zhvillua konkurrueshmërinë ndërmjet ICT. Kemi marrë 82 trajnerë, me 200 persona të certifikuar. Targeti ka qenë 1440 persona deri në fund të vitit me 6 semestra. Janë certifikuar edhe 12 tranjerë. Kapacitet e eksportit të ICT janë rritur dhe kanë qenë 45 evente B2B. Takimet biznesore regjinonale në Prishtinë, Gjilan, Prizren, Pejë, Mitrovicë dhe në Ferizaj. 6 menaxherë të Kosovës s’kanë marrë pjesë në Evropë dhe disa prej tyre janë me ne. Ne kemi pasur 4 konferenca të tilla për ICT. Ne kemi zgjedhur aplikantë më të mirë dhe po besoj që kanë m’u bo profesional dhe me gjet punë, ose me punu në ICT kompani”.
Drejtoresha ekzekutive ne ICT Kosova, Vjollca Çavolli, theksoi se duhet të ketë më shumë trajnime për të rinjtë, në mënyrë që të zhvillohet kapaciteti i tyre.
” Kjo shoqatë ekziston 13 vjet dhe përfshihen kompanitë e ICT. Kemi identifikua si probleme mungesën e shkathtësive te të rinjtë. Kjo është arsyeja e madhe të lobojmë me qeverinë në trajnimin e të rinjve. Faji është te zhvillimi i hovshëm i teknologjisë. Trajnimet kanë qenë të domosdoshme dhe janë një hap përpara drejt punësimit. Me këto shkathtësi jeni të gatshëm për treg pune por në momentin që punësoheni ju duhen trajnime shtesë sepse është zhvillim i vazhdueshëm. Po më bëhet qejfi që ka vajza më shumë sepse më herët ka pasur vetëm djem”.
Dhe krejt në fund u bë Ceremonia e certifikimit të të rinjve nga ICT për raundin e dytë të programit trajnues për shkathtësi digjitale dhe TIK: Doruntina Murtezaj, Mihrije Kadriu, Visar Morina, Taulant Asllani, Fjolla Bajrami.
Nga grupi i dytë: Edona Hajredinaj, Valdrin Lushaj, Mirsad Krasniqi, Mentor Ilazi, Vlora Gashi.
Nga grupi i tretë: Ariana Kadriu, Sadat Duraku, Ibrahim Thaqi, Florian Alia, Enisa Spahiu.
Nga grupi i katër: Robert shala, Florent Leka, Bashkim Avdyli, Butrint Komoni, Mendim Hoxha, Fitim Maliqi, Berat Ujkani.