Certifikohen nga KQZ: 11 subjekte politike dhe 606 kandidatë për deputetë

Prishtinë | 18 Dhj 2024 | 14:02 | Nga Diellza Gashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka filluar me certifikimin e subjekteve politike dhe kandidatëve për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025, raporton Ekonomia Online.

Gjatë ditës së sotme, KQZ mori vendime të veçanta për certifikimin grupit të parë prej 11 subjekteve politike me gjithsej 606 kandidatë për deputetë.

Lista e subjekteve politike dhe numri i kandidatëve të certifikuar deri më tani (18 dhjetor 2024) është:

Gjatë periudhës për aplikim të subjekteve politike për certifikim dhe dorëzimin e listës së kandidatëve për deputetë për pjesëmarrje në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës kanë aplikuar 28 subjekte politike, prej tyre 20 parti politike, 5 koalicione, 2 nisma qytetare dhe 1 kandidat i pavarur.

Numri i përgjithshëm i kandidatëve për deputetë, që përfaqësojnë këto subjekte politike, është 1,280 kandidatë.

Të ngjashme