Në Kazermën „Adem Jashari“ të Forcës së Sigurisë të Kosovës (FSK) në Prishtinë, sot u certifikuan pjesëtarë të FSK-së, të cilët kishin mbajtur trajnimin për media të realizuar nga Instituti Kosovar i Medias dhe Komunikimit (IKMK) .
Gjatë trajnimit, pjesëmarrësit patën mundësi që të njoftohen në fushën e medias dhe të komunikimit masiv; njohuri, këto të cilat do të mund t’i përdorin gjatë realizimit të detyrave të tyre, në FSK.
Në ceremoninë e certifikimit të pranishëm ishin: Drejtori i Departamentit për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes, z. Ibrahim Shala, drejtoresha Ekzekutive e IKMK-së znj. Kaltrina Ajeti, shefi i Departamentit për Operacione dhe Trajnime në Shtabin e Përgjithshëm, kolonel Ejup Maqedonci dhe shefi i Zyrës së Informimit, nënkolonel Vëllazërim Qerimi.