Certifikohet Zona ekonomike në Budrigë të Vitisë (Dokument)

Vushtrri | 21 Shk 2017 | 15:07 | Nga

Është certifikuar Zona ekonomike e Vitisë, e cila lidh 5 komunat e rajonit të lindjes dhe shtrihet përgjatë magjistrales Ferizaj-Gjilan në fshatin Budrigë.

Nënshkrimi i certifikimit të kësaj zone u bë dje nga ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami dhe kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, pas procedurave të kërkuara para këtij certifikimi.

Në vendimin e lëshuar për këtë zonë thuhet se Ministria e Tregtisë dhe Industrisë jep pëlqimin e themelimit të Zonës Ekonomike, respektivisht Parkut Industrial në Budrigë komuna e Vitisë, duke u bazuar në faktin se kriteret e parapara me legjislacionin në fuqi, janë plotësuar.

Image may contain: text

Image may contain: text

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme