Çështja e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ditëve të fundit është bërë temë kryesore.
Si rrjedhojë e kësaj, sot Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung (FES), do të prezantoj një draft-statut për Asociacionin i cili është është i hartuar nga kjo organizatë në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP).
“Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në Prishtinë do të prezantojë dhe diskutojë rezultatin e punës sonë për një draft statut për një “Asociacion të Komunave në Republikën e Kosovës në të cilën komuniteti serb i Kosovës është shumicë”, të hartuar në partneritet me Institutin Evropian për Paqe (EIP)”, thuhet në njoftimin e FES.
Draf-statutin që Fondacioni Friedrich Ebert do ta prezantoj sot, ditë më parë e ka bërë publik RTV Dukagjini. Dokumenti përmban 18 nene ndërsa që në nenin e parë theksohet se Asociacioni është një entitet legal i themeluar në bazë të Kushtetutës dhe sistemit ligjor të Republikës së Kosovës.
Në fillim të këtij dokumentit të propozuar nga FES thuhet se ky mekanizëm themelohet në bazë të Ligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes së Parë të Parimeve për Normalizimi i Marrëdhënieve në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
Ndërkohë, në nenin e parë të këtij draft statuti është vënë një gjë jashtëzakonisht e rëndësishme.
“Asociacioni/Bashkësia është si subjekt juridik i themeluar në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Republikës së Kosovës” thuhet në nenin e parë të këtij dokumenti.
Në këtë draft është paraparë edhe struktura organizative e Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe, që për organ më të lartë ka Kuvendin e Asociacionit.
Në këtë draft janë paraparë edhe kompetencat që do të ketë Asociacioni në fushën në të gjitha fushat.
Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.
Po më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.
Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.