Çështja irlandeze vështirëson largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja

Prishtinë | 20 Qer 2018 | 09:30 | Nga

Brukseli dhe Londra kanë arritur të shënojnë progres në disa kapituj teknikë të negociatave për largimin e Britanisë së Madhe nga BE-ja, po ende vihen re qasje të kundërta për çështjen irlandeze pas një raundi të fundit diskutimesh përpara samitit europian të qershorit, njoftoi sot Komisioni.

“Sot konstatoj një hap përpara në këto negociata. Kemi rënë dakord në një sërë çështjesh dhe Britania e Madhe është angazhuar në çështje të tjera” , u shpreh në një postim në Twitter kryenegociatori për BE-në, Michel Barnier.

“Nuk jemi ende në fazën përfundimtare, pasi ka mosmarrëveshje serioze në lidhje me protokollin për Irlandën dhe Irlandën e Veriut”, shtoi francezi, ndërsa negociatorët po mundohen të gjejnë një zgjidhje të kënaqshme për dy kampet të cilët janë dakord për të shmangur kthimin e një kufiri fizik pas Brexit.

Ekipet negociuese nga të dyja kampet u ritakuan sot në Bruksel, pa dy kryenegociatorët David Davis dhe Michel Barnier.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme