Vetëm pesë aksesorë, që do t’i bëjnë muajt në vazhdim të kalojnë gjithë sharm!
Ndonëse s’keni filluar ende me blerjet e palltove, jemi të sigurt që i keni hedhur një sy trendeve të reja të sezonit që na pret.
Gjithsesi, siç po ju thoshim, kryefjala e kësaj vjeshte janë këto aksesorë dhe ju i shihni tani!
Çantat e strukturuara
Mbretëresha ka gjithnjë një çantë të tillë me vete, prandaj nëse bën për mbretërorët, sigurisht që është e mirë për të gjithë ne.
Çizmet me lidhëse
Hmm, e dimë që po dyshoni pak, por jo!
Kombinohen me gjithçka dhe çfarë është e sigurt është vëmendja që do të merrni kur të kaloni rrugëve!
Varëse të tilla!
Zinxhira të trashë, që bien në sy janë varëset e kësaj vjeshte!
Çantat “torbë”
Praktike, të veçanta dhe mbi të gjitha, me pak imagjinatë mund t’i sajoni vetë.
Rripat e mesit
Rripat janë rikthyer dhe tani është koha perfekte për t’i nxjerrë sërish nga garderoba.
Provojini t’ia shtoni një fustani të gjatë të kombinuar me çizme deri tek gjuri!