Çfarë duhet të bëni me konkurrentët kopjues?

Prishtinë | 03 Nën 2024 | 04:05 | Nga Ekonomia Online

Konkurrenca zakonisht konsiderohet si një gjë pozitive për një industri. Ju detyron të vazhdoni të përmirësoheni dhe t’u jepni konsumatorëve tuaj më shumë mundësi. Por, çfarë ndodh kur konkurrenca fillon të kopjojë pikërisht atë që po bëni?

A keni ndonjë plan rreth përballjes me kopjuesit? Suksesi juaj do të vendoset se si reagoni ndaj kësaj.

Kërcënimi i kopjuesve

Imitimi është forma më e sinqertë e lajkave, siç thotë thënia e vjetër. Por, përderisa mund të jetë e vërtetë në zona të veçanta të jetës, është e sigurtë se ndodh në botën e biznesit. I gjithë ai imitim do të thotë se dikush po provon të mbështetet në një ide ose një fushë në të cilën keni kaluar muaj ose vite për t’a ndërtuar.

Kopjuesit janë njerëzit të cilët qëndrojnë mënjanë dhe presin që të tjerët të gjejnë suksesin. Sapo të nuhasin suksesin, ata provojnë t’a kopjojnë atë. Përderisa kopjuesit janë rrallë të suksesshëm, ata mund të marrin disa nga përfitimet tuaja. Dhe këtë duhet t’a dini që të vazhdoni përpara.

5 mënyra se si të mbroni markën tuaj

Ndoshta ju duket e  vështirë t’a besoni se ka njerëz të cilët kopjojnë biznesin e dikujt dhe quajnë veten ndërmarrës. Mirëpo, fatkeqësisht, kur paraja është e përfshirë, njerëzit mbështeten në çfarëdo gjëje. Përderisa nuk mund të bëni asgjë për këtë, ju mund të mbroni markën tuaj në këto mënyra:

Mbroni idenë tuaj ligjërisht

Sa më shumë mbrojtje ligjore që mund të merrni për biznesin dhe produktet tuaja, aq më mirë do të jetë. Patentat, duke përfshirë patentat e përkohshme, janë të nevojshme. Ju gjithashtu duhet të përdorni marrëveshje të fshehta kur diskutoni detajet e produktit tuaj me njerëzit ( duke përfshirë punonjësit).

Një simbol gjithashtu mund të ofrojë mbrojtje. Nëse një çështje ligjore del në të ardhmen, simboli juaj i regjistruar mund të shërbejë si provë konkrete e një ideje. Gjithashtu ofron një vulë kohe se kur është publikuar ideja juaj.

Bëni diçka tërësisht unike

Mbrojtja ligjore është e mirë, por ka mënyra tjera përveç patentës. Disa njerëz do të ekspozojnë ngjajshmëri, përderisa disa të tjerë do t’a keqpërdorin atë dhe do ju sfidojnë që të hyni në një çështje të shtrenjtë ligjore. Kështu që, ajo që është më e mirë se një patentë është një ide tërësisht unike e cila nuk mund të kopjohet.

Ndërmarrësja lituaneze Ausra Bankauskaite na ofron shembullin e përsosur.. Ajo dizajnon stoli të cilat janë përmendur në Vogue dhe në tjera publikime të mëdha të dizajnit, por gjëja e veçantë për stolitë e saj është se ato janë unike. Ajo dizajnon gjërat nga pjesët e recikluara të makinës dhe përmbajnë benzinë, antifriz, vaj të frenave dhe të makinave. Nuk ka mënyrë të lehtë për t’a kopjuar atë.

Përballuni dhe sfidoni kopjuesit

Kur shihni që një kopjues po shfaqet, përballuni me atë person ose kompani menjëherë dhe direkt. Mos vraponi tek avokati juaj, i cili mund të marrë tre javë për t’u përgjigjur. Thërrisni kompaninë e kopjuesit dhe flisni me personin përgjegjës. Tregojuni se, a) ju nuk e vlerësoni kopjimin e produktit tuaj dhe  b) do të ndiqni çfarëdo çështje ligjore që t’i largoni ata. Kjo nuk do i bëjë të largohen gjtihmonë, por do t’a dinë se me kë janë ngatërruar.

Ofroni shërbim superior

Produktet kopjohen lehtë. Mjeti juaj i vogël plastik mund të prodhohet me të njëjtën cilësi dhe precizitet në një tjetër fabrikë. Por një gjë nuk kopjohet: cilësia e shërbimit ndaj konsumatorit. Ofroni shërbim superior për konsumatorët tuaj dhe ata do vazhdojnë të ju besojnë.

Ndërtoni besnikëri ndaj markës

A do të ishte mirë nëse nuk do kishit nevojë të brengoseshit për kopjuesit? Me fjalë të tjera, çfarë nëse kopjuesit ende ekzistojnë, por nuk janë një rrezik për ju? Kjo është e mundur, por ju duhet të investoni në diçka të quajtur besnikëri ndaj markës.

Kur punoni shumë për të krijuar besnikëri ndaj markës gjatë viteve, konsumatorët nuk do largohen kur të shohin një alternativë më të lirë nga një kopjues. Ata do të marrin të gjtihë faktorët parasysh, dhe shumica do të qëndrojnë me markën tuaj.

Fokusohuni në biznesin tuaj

Nuk është konkurrenca ajo që vret shumicën e bizneseve, është paaftësia e disa udhëheqësve të bllokojnë të gjithë zhurmën e jashtme. Përderisa ju duhet të përballeni dhe t’i sfidoni kopjuesit, mos i lejoni të hyjnë në kokën tuaj. Në ndonjë pikë, ju duhet të harroni se çfarë po ndodh rreth jush dhe të filloni të fokusoheni në biznesin dhe produktet tuaja.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme