Mendoni të bëni Botox? Injeksion popullor që eliminon rrudhat dhe paralizon muskujt përkohësisht në fytyrë. Botoxi ishte dhe vazhdon të jetë një nga procedurat më të njohura estetike edhe në vitin 2018.
Rezultatet në fakt nganjëherë dalin të jenë të shkëlqyera, dhe nëse bëhet siç duhet, s’ka efekte anësore. Megjithatë, duhet të dini shumë gjëra para se të shkoni dhe të vendosni gjilpërë në fytyrën tuaj, për të ndryshuar pamje, transmeton Koha.net.
Revista Elle e cila vazhdimisht shkruan edhe për fushën e estetikës, ka përgatitur një artikull në të cilin përmenden vetëm disa nga shumë arsye të cilat duhet t’i dini para se të bëni ndërhyrje kirurgjike.
Sigurohuni që mjeku tek i cili keni shkuar, është specialist për këtë ndërhyrje dhe është shitës zyrtar për çdo substancë që ju keni për ta injektuar.
Allergan, Merz dhe Galderma janë tre nga prodhuesit më të njohur të neurotoksinave dhe mbushësve si Botoxi. Pra, sigurohuni që këta mjek janë të licencuar për ato produkte që përdorin.
Nëse çmimi që ju propozojnë është shumë i ulët, atëherë ju do të merrni dozë të vogël, çka e bënë që ndërhyrjet të mos kenë efekt. Në Kanada dhe në Britaninë e Madhe, produktet blihen në çmime shumë më të ulëta se në SHBA, por se në disa raste janë të paligjshme. Disa furnizues të paautorizuar, mund të rrezikojnë edhe efektivitetin dhe sigurinë në injektim, por në shumë raste, ofrohen edhe produkte të falsifikuara, transmeton Koha.net.
Dermatologia nga Manhattan, Patricia Wexler, ka treguar një listë të gjërave që s’duhet përdorur para se të bëni Botox.
“Mos përdorni vaj peshku, multivitamina, çaj jeshil, kanellë, xhenxhefil apo verë të kuqe”, thotë ajo. Ato, thotë ajo, mund të rrisin brishtësinë e enëve të gjakut dhe parandalojnë koagulimin.
Para se të bëni Botox, gjithmonë duhet të konsultoheni me ndonjë profesionist. Kjo është shumë e nevojshme edhe për t’u shmangur nga infeksionet bakteriale.
Botoxi në buzë, pasi që të bëhet, ju shkakton marramendje dhe dhimbje të kokës të përkohshme. Shkaktohet edhe një ënjtje e lehtë nga lëngu që injektohet në buzë.