Ministri rus i Mbrojtjes Sergei Shoigu deh zyrtarë të tjerë të lartë rus, ditëve të fundit kanë folur në vazhdimësi për mundësin që Ukraina të përdorë një “bombë të pistë”, një pajisje që përmban substancë radioaktive dhe shpërthyese.
Shoigu nuk ka ofruar asnjë provë se Ukraina synon ta bëjë këtë, ndërsa Ukraina, si dhe Franca, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara, i kanë hedhur poshtë këto pretendime.
Ministri i Mbrojtjes i Rusisë i tha ministrit britanik të Mbrojtjes Ben Ëallace se, :është i shqetësuar për provokimet e mundshme nga Kievi”, duke iu referuar edhe përdorimit të një “bombë të pistë”. Të njëjtën gjë ai ua tha edhe ministrave të Mbrojtjes të SHBA-së, Francës dhe Turqisë.
Për qeveritë franceze, britanike dhe amerikane, këto pretendime, se Ukraina do të përdorë këtë lloj arme në territorin e saj, janë të rreme. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i mohoi këto akuza dhe tha se Rusia është “burimi i gjithçkaje të pistë që mund të imagjinohet në këtë luftë”.
Çfarë është një “bombë e pistë”
Një “bombë e pistë” përmban substanca radioaktive, si uraniumi, që shpërndahen në ajër pas shpërthimit. Ajo nuk është e thënë të përmbajë një substancë shumë radioaktive, siç është ajo që përdoret për bombat bërthamore. Materiali radioaktiv i përdorur në spitale, termocentrale bërthamore ose laboratorë mund të përdoret për prodhimin e këtyre lloj bombave, shkruan BBC-ja të martën.
Për shkak të kësaj, ato janë më të lira dhe më të lehta për t’u prodhuar se disa armë të tjera bërthamore. Ndër të tjera, “bomba e pistë” mund të transportohet me mjete konvencionale.
Duke pasur parasysh se përdorimi i kësaj bombe mund të shkaktojë sëmundje të rënda, si kanceri, përdorimi i saj do të shkaktonte panik të madh në popullatë. Pas përdorimit, zonë e gjerë do të duhej të evakuohej, në mënyrë që të mund të bëhej dekontaminimi. Ekziston edhe mundësia e largimit të përhershëm nga zona ku është përdorur bomba.
Shoqata e Shkencëtarëve Amerikanë ka llogaritur se përdorimi i një bombe të tillë në Nju-Jork do ta bënte qytetin të pabanueshëm për dekada. Prandaj, “bomba e pistë” u përket radhëve të armëve të shkatërrimit në masë. Megjithatë, është një armë shumë jo e besueshme. Në mënyrë që një substancë radioaktive të përhapet në një zonë të synuar, ajo duhet të reduktohet në pluhur. Nëse grimcat janë shumë të imta ose lëshohen gjatë erërave më të forta, dëmi mund të jetë shumë më i madh.
Pse rusët pretendojnë për një “bombë të pistë”
Instituti Amerikan për Studimin e Luftës (ISË) tha, se me deklaratën e tij, Shoigu “ndoshta u përpoq të ngadalësonte ose ndalonte ndihmën ushtarake perëndimore për Ukrainën dhe ndoshta të shkaktonte frikë në NATO”.
Ka thashethemet se është Rusia ajo që në fakt po planifikon të përdorë një “bombë të pistë” në Ukrainë dhe më pas të fajësojë Ukrainën për këtë. Megjithatë, disa analistë janë të mendimit se Rusia nuk është aq budallaqe duke marrë parasysh dëmin që do t’i bënte vetes dhe territoreve ukrainase nën kontrollin e saj.
A është përdorur ndonjëherë “bomba e pistë”
BBC-ja raporton se nuk ka pasur sulme të suksesshme me “bombë të pistë” askund në botë. Por ka pasur përpjekje për ta përdorur atë. Në vitin 1996, rebelët çeçenë vendosën një bombë që përmbante dinamit dhe cezium-137 radioaktiv në parkun Izmailovo të Moskës. Ceziumi nxirret nga agjentët që përdoren për trajtimin e kancerit. Shërbimet e sigurisë zbuluan këtë bombë dhe e çaktivizuan atë. Në vitin 1998, inteligjenca çeçene gjeti dhe çaktivizoi një “bombë të pistë” që ishte vendosur pranë një linje hekurudhore.
Jose Padilla, një shtetas amerikan që kishte kontakte me Al Kaidan, u arrestua në Londër në vitin 2002 me dyshimin se kishte planifikuar një sulm me këtë armë. Ai u dënua me 21 vite burgim. Shtetasi britanik dhe anëtar i Al Kaidës, Dhiren Barot, u arrestua në Londër më 2004 dhe u dënua me 30 vjet burgim për planifikimin e sulmeve terroriste në SHBA dhe Britaninë e Madhe, që do të përfshinin përdorimin e një “bombë të pistë”. Megjithatë, as Padilla dhe as Barot nuk filluan t’i montonin këto bomba para arrestimit të tyre, shkruan BBC-ja.