Është hera e parë që e dëgjoni?
Pavarësisht emrit të çuditshëm, është një teknikë mjaft e përdorur. Edhe ju e përdorni sigurisht.
Me këtë teknikë individi ose kompania synon që të bindë dikë dhe të arrijë synimet e veta.
Si funksionon kjo teknikë?
Fillimisht krijohet një lidhje mes personit që po kërkon diçka dhe personit që po I kërkohet diçka. Studimet e njëpasnjëshme kanë treguar se nëse e nis me një kërkesë të vogël atëherë personi që bie dakort herën e parë, në të ardhmen do të ndihet I detyruar të bjerë dakort edhe për kërkesa më të mëdha.
Siç e thotë dhe vetë emri I teknikës, nënkuptohet që për të hyrë diku, individi vendos një herë këmbën poshtë derës dhe dalëngadalë e hap atë derë 😊
Ja disa shembuj ku përdoret kjo teknikë bindjeje:
Bisedë mes babait dhe djalit
Kërkesë e vogël nga djali: A mund ta marr makinën sot në darkë?
Kërkesë më e madhe nga djali: Makina më duhet për një udhëtim disa ditor.
Bisedë mes nënës dhe vajzës
Kërkesa e vogël: A mund të shkoj tek shtëpia e Sarës nesër?
Kërkese më e madhe: Sara do të shkojë tek qendra tregtare, a mund të shkoj edhe unë?
Bisedë mes dy shokëve
Kërkesë e vogël: A mund të më ndihmosh të marr divanin nga apartamenti i vjetër e ta dërgoj tek I riu?
Kërkesë më e madhe: A mund të më ndihmosh të ndërroj apartament?
Bisedë punëdhënës-punëmarrës
Kërkesë e vogël: A mund të punosh një orë këtë fundjavë?
Kërkesë më e madhe: A mund të punosh të shtunën?
U bindët tani që edhe ju e keni përdorur teknikën e “këmbës poshtë derës”?
Por, si ka mundësi që kjo funksionon dhe pse është kaq e thjeshtë?
Çelësi pse kjo teknikë funksionon është se kërkesa e parë i duket kaq e vogël dhe e parëndësishme personit në fillim sa duket e pamundur që të thuash JO. Ajo kërkesë është shume e thjeshtë për t’u plotësuar, ndaj dhe personi bie dakort. Kështu kur gjendet përballë një kërkese më të madhe sërish ka tendencën të thotë PO.
Suksesi i kësaj teknike qëndron gjithashtu edhe sepse bazohet tek raporti dhe lidhja që është krijuar mes bindësit dhe subjektit duke rënë dakort për kërkesën e pare. Gjithashtu, kjo metodë funksionon nëse kërkesa e te tjera janë të lidhura me kërkesën e parë. Ndaj edhe personi vendoset në pozitë pasi ka rënë dakort për kërkesën e pare dhe detyrohet të bjerë dakort edhe për të dytën megjithëse është më e madhe. Në atë pikë, ai ndihet i detyruar të thotë po.
Kjo teknikë përdoret jo vetëm në jetën e përditshme në marrëdhëniet e punës, familjare apo ato mes miqve, por madje edhe në biznes, në marketing e deri tek fushatat e bamirësisë apo ato elektorale.
Pra fillimisht merr një PO, që të më vonë të marrësh një PO edhe më të madhe!
Kështu, nëse nuk e kishit dëgjuar apo nuk e kishit përdorur më parë, mund të filloni ta përdorni tani si metodë për të arritur qëllimet tuaja…