Çfarë i bën Coronavirusi trupit?

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 20:16 | Nga Ekonomia Online

Ende mbeten shumë të panjohura për efektet e koronavirusit të ri në trupin e njeriut, kjo pasi duhen ende hulumtime para se të arrihet tek një përfundim final. Qendra e kontrollit të Sëmundjeve të Kinës ka përpiluar një studim nga 44 mijë raste të konfirmuara, transmeton Gazeta Metro.


Megjithatë, studimet kanë sjellë disa përgjigje. Një studim i më shumë 44 mijë rasteve të konfirmuara të sëmundjes nga Qendra Kineze e Kontrollit të Sëmundjeve dhe në vazhdim janë disa nga të gjeturat:

Virusi infekton rrugët e frymëmarrjes brenda mushkërive para atyre në hundë.

Simptomat më të zakonshme te pacientët janë ethet, rraskapitje dhe kolli i thatë.

Sëmundja mund të përparoj në mushkëri dhe të shkaktoj dhe përfundimisht kolapsin e organeve

Shërimi dhe koha e rikuperimit varet nga forca e sistemit të imunitetit. Kjo do të thotë që të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit

Prej të gjithë rasteve të trajtuara, 81 për qind e tyre u janë shfaqur simptoma më të buta


Të ngjashme