Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka mbetur e shtangur për disa minuta në seancën e sotme të Kuvendit. Kjo pasi zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, e thirri dhe i tregoi diçka në telefonin e tij.
Haxhiu ishte e ulur në vendin e saj, kur Bislimi e thirri. Ai ia dha telefonin e tij, për t’i treguar diçka.
Pas kësaj, Haxhiu shtanget, merr telefonin e Bislimit dhe mbetet për një kohë në këmbë duke lexuar.
Më pas ia kthen telefonin Bislimit dhe ulet në vendin e saj.
Këtë ngjarje, mediat po e lidhin me një bisedë të Haxhiut që është publikuar sot nëpër media, ku flitet për një dorëheqje të saj nga Lëvizja Vetëvendosje. Sipas këtyre raportimeve, bëhet fjalë për vitin 2018.