Shtyhet seanca gjyqësore ndaj ministres Haxhiu dhe të tjerëve për hedhjen e gazit në Kuvend

Prishtinë | 10 Shk 2023 | 11:02 | Nga Ekonomia Online

Është shtyrë seanca e parashikuar për të premten ndaj ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe deputetëve Pal Lekaj, Donika Kadaj Bujupi e Besa Baftiu lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.

Shqyrtimi ka nisur me vonesë për shkak të mungesës së dëshmitarit, e më pas edhe është shtyrë.

Trupi gjykues ka provuar të kontaktojë me udhëheqësit e Policisë së Kosovës, raporton RTV Dukagjini.

Ndër të tjera, bëhet e ditur se trupi gjykues ka vendosur të vazhdojë me shqyrtimin e metutjeshëm të seancës, me prova të tjera

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme