Haxhiu: Vaji shkon lehtë veç kur është tepsia e nxehtë

Prishtinë | 05 Shk 2023 | 13:42 | Nga Ekonomia Online

Deklarata e zv/ministrit të Drejtësisë, Blerim Sallahu, lidhur me shpërndarjen e vajit në tepsi kishte shkaktuar shumë reagime e satirë.

Tash, për këtë temë, radha i ka ardhur të jap idenë e saj edhe ministres Albulena Haxhiu.

Ajo në sqarimin e saj ka thënë se vaji shkon lehtë në tepsi, vetëm nëse është tepsia e nxehtë.

“Ka qenë temë diskutimi në kabinet dhe kemi qeshur shumë. Ka qenë temë diskutimi mes meje dhe zëvendësit se a shkon vaji lehtë në tepsi apo vështirë. Unë e di që shkon vështirë, vec kur është tepsia e nxehtë shkon lehtë. I thojsha në rregull ke dasht me shpjegu sa shpejt po punojmë, mirëpo për bindjen time vec nëse është e nxehtë shkon shpejtë. Kemi qeshur shumë, por sigurisht se mundohemi të përdorim edhe forma të tilla me i tregu popullit për formën tonë. Nëse kështu na kupton populli pse mos ta përdorim. Edhe burrat duhet me përgatit”, tha Haxhiu në ATV.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme