491 – Flavius Anastasius Dyrrhachium bëhet Perandor bizantin, me emrin Anastasius I, dhe qëndroi në fron derisa vdiq më 498. Gjatë mbretërimit të tij kufiri romak iu nënshtrua një ri- fortifikimi duke përfshirë Durrësin, të cilin e bëri një nga qytetet më të fortifikuar në rajon. Anastasi kishte lindur në Durrës në një familje fisnikësh ilirë (data është e panjohur, por mendohet të ketë lindur jo më vonë se viti 430 ose 431). Anastasi kishte një sy të zi dhe një blu ((heterochromia), dhe për këtë arsye ai njihej edhe me emrin Dicorus.
1814 -Traktati i Fontainebleaut përfundon Luftën e Koalicionit të 6 vendeve evropiane kundër Napoleon Bonapartit, i cili detyrohet të kapitullojë pa kushte dhe internohet në ishullin Elba.
1921 – Për herë të parë: Në shtetin Iowa vendoset taksa mbi cigaret.
1970 – Apollo 13 niset për në Hënë. Gjatë projektit amerikan prej 7 fluturimesh në Hënë, vetëm Apollo 13 nuk mundi të zbriste në sipërfaqen hënore. Tre ditë pas nisjes nga Toka, një shpërthim bombol oksigjeni e dëmtoi anijen. Astronautët humbën shumë prej sasisë së oksigjenit. Atyre iu desh të anulonin zbritjen në Hënë dhe e përdorën sondën e zbristjes si “varkë shpëtimi”. Oksigjeni i saj i mbajti astronautët gjallë gjatë udhës së kthimit në Tokë.
1985 – Shqipëria në zi – Tiranë, vdiq Enver Hoxha, 76 vjeç; “humbje e thellë” do ta quante shtypi nën kontrollin e tij në Shqipëri; “vdiq diktatori më mizor” do të njoftonin mediat në botë; “….ka pak arsye për keqardhje…vdekja e tij shënon zhdukjen përfundimtare të një brezi tiranësh stalinistë” (The Times, 12 prill 1985).