Çfarë ka të veçantë kjo çantë: Të gjitha vajzat po çmenden pas saj

Prishtinë | 06 Shk 2023 | 00:30 | Nga Ekonomia Online

Fashion Nova konsiderohet si marka e rrobave më tërheqëse, sidomos për dizajnet e saj për veshje, çanta e këpucë.


Mirëpo, çanta e fundit e krijuar nga brendi i bën vajzat të ndihen si heroina të vërteta.

Madje, një foto e këtij produkti është bërë virale nëpër rrjete sociale, sidomos në Twitter, duke marrë shumë pëlqime e komente.

“Kjo çantë i bën vajzat të ndihen si Lara Croft (një personazh heroine)”, ka shkruar një përdorures në rrjetin social Twitter.

Ndryshe nga çantat e tjera të cilat vendosen në krah, apo së fundi edhe rreth belit, kjo çantë duhet të vendoset në pjesën e sipërme të këmbës.

Veç kësaj, edhe blerësit po e pëlqejnë mjaftë shumë këtë product, për të cilin thonë se është i pari i dizajnuar në këtë mënyrë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme