Mund të mos e keni kuptuar, por nëse mendimi i parë i ditës lidhet me kafenë ju jeni i varur ndaj saj.
Për shumë prej nesh kafeja nuk është thjesht një pije, është pjesë e ritualit të mëngjesit, zilja që na zgjon për ditën e re.
Mund të mos e keni kuptuar, por nëse mendimi i parë i ditës lidhet me kafenë ju jeni i varur ndaj saj. Më poshtë do të lexoni se çfarë i ndodh organizmit deri në 6 orë pasi keni pirë një kafe, dhe gjithçkla më poshtë do të shpjegojë nevojën tuaj për kafe.
10 minuta pasi keni pirë një filxan kafe
Kafeina hyn në sistemin e qarkullimit të gjakut, rrahjet e zemrës dhe presioni i gjakut fillon e rritet.
20 minuta pas kafesë
Përqëndrimi juaj rritet dhe e keni më të lehtë të fokusoheni. Jeni të aftë të merrni vendime për të cilat do e kishit shumë të vështirë të vendosnit nëse nuk do të pinit kafe. Kafeina do ju ndihmojë të ndiheni më pak të lodhur sepse fillon të bëjë lidhjen e receptorëve në zona të ndryshme të trurit.
30 minuta më pas.
Trupi juaj fillon të prodhojë më shumë adrenalinë. Shikimi juaj mund të jetë më i mprehtë sepse pupilat e syrit fillojnë të zgjerohen.
40 minuta
Hormoni i humorit fillon e rritet dhe mesa duket i vetmi efekt negativ i kafesë fillon 6 orë pas pirjes kur organizmi ndjen nevojën të nxjerrë “helmet e trupit jashtë’’ për shkak të efektit diruetik të kafesë.