Gjërat më të shpeshta që i bëjnë njerëzit në kompjuterët zyrtarë apo të punës, e që nuk do të duhej t’i bënin për shkak të sigurisë së të dhënave janë:
Ruajtja e fjalëkalimeve personale
Shumica e kompjuterëve përdoren 8 ose më shumë orë në ditë, barten në shtëpi dhe shpesh bëhen pajisje primare, të cilat shpesh përdoren më shpesh sesa ato personale, shkruan Koha Ditore.
Prandaj, është e rëndësishme t’i lexoni kushtet dhe rregullat e punëdhënësit në lidhje me përdorimin e internetit dhe pajisjeve, sepse, sigurisht, posta elektronike dhe komunikimet, pajisjet, sistemet dhe rrjetet e tjera – janë pronë e punëdhënësit.
Ruajtja e të dhënave personale
Në vend të folderit personal të mbushur me fotografi të fëmijëve ose vërtetime dhe fatura të ndryshme, duhet ta keni një USB për t’i ruajtur të gjitha informacionet personale.
Lidhja me Wi-Fi falas gjatë punës me materiale të ndjeshme
Shumë njerëz punojnë në distancë ose i dërgojnë nga disa porosi pune gjatë fundjavës nga kafeneja. Kjo është arsyeja se pse laptopët shpesh kyçen në rrjete publike falas me Wi-Fi.