Xhama të thyer, dyer e dritare të shkatërruara, është ajo që ka mbetur një ditë pas protestës së dhunshme në selinë e Partisë Demokratike.
Në selinë blu, ku aktualisht situata paraqitet e qetë, por shija e protestës vijon të jetë prezente.
Punëtorët kanë nisur me pastrimin e ambienteve fillimisht me katin e parë, ndërsa po punohet edhe në katin e dytë të selisë.
Mësohet se kryetari Basha është larguar nga ambientet e selisë mëngjesin e sotëm së bashku me sekretarin e përgjithshëm Gazment Bardhi dhe aktualisht në seli është rikthyer vetëm ky i fundit.