Çfarë shkroi Kurti në Kishën e Shën Zefit në Stubëll

Prishtinë | 25 Dhj 2020 | 20:33 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me rastin e Krishtlindjes ka vizituar fshatin Stubëll i banuar me qytetarë të besimin katolik. Ai me këtë rast ka bërë një vizitë në Muzeun e Shkollës së para shqipe në Kosovë.

Ai më këtë rast ka lënë një shënim. Kurti e ka quajtur më shumë se muze që na tregon për gjuhën shqipe dhe mësimin e saj në shkollë.

“Shkolla e parë shqipe, këtu në Stubëll të Vitisë është më shume se muze. Na e dëfton historinë tonë që është aq histori e gjuhës ame dhe e mësimit të saj e shkollimit përmes saj, por edhe na orienton për gjuhën si instikt dhe shkollën si interaksion drejt së ardhmes”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme