Kuvendi i Kosovës dje ka votuar pro Qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti i VV’së.
Mediat e huaja, ndër të tjera, shkruajnë se ky ka premtuar një qasje të vështirë ndaj dialogut me Serbinë.
Mediumet më të njohura ndërkombëtare si Reuters, Euronews e The New York Times, kanë shkruar rreth zgjedhjet së Albin Kurtit, kryeministër.
Këto media theksojnë disa prej premtimeve të Kurtit gjatë paraqitjes së planit qeverisës, ku ai tha se do të luftojë korrupsioin dhe nepotizmin, ndërsa premtoi zhvillim ekonomik.
Ndër të tjera, Kurti tha se do të ketë një qasje të vështirë ndaj dialogut me Serbinë, derisa edhe më herët kishte deklaruar se këtë çështje nuk e ka me shumë nxitim.
Ministrat e Qeverisë Kurti:
Anton Quni – Ministër i Mbrojtjes
Lumir Abdixhiku – Ministër për Infrastrukturë
Besian Mustafa – Ministër i Bujqësisë
Hykmete Bajrami – Ministre për Arsim
Agim Veliu – Ministër i Brendshëm
Vlora Dumoshi- Ministre për Kulturë, Rini dhe Sport
Ministria e Punëve të Jashtme – Glauk Konjufca
Ministria e Drejtësisë – Albulena Haxhiu
Ministria e Financave dhe Transferve – Besnik Bislimi
Ministria e Ekonomisë – Rozeta Hajdari
Ministria e Shëndetësisë – Arben Vitia
Ministria e Integrimeve Evropiane – Blerim Reka.
Ministre e Administratës – Emilia Rexhepi
Për komunitete e Kthim – Dalibor Jetvic
Për Zhvillim Rajonal – Ivan Milojevic.