Kur një koleg përpiqet t’ju nxjerrë keq

Prishtinë | 18 Gus 2016 | 16:29 | Nga

Nëse ky është sabotim apo konkurrencë e drejtpërdrejtë, këtu janë mënyrat se si ta mbroni karrierën tuaj nga ata që dëshirojnë t’ju pengojnë. Zbusni lakminë.

Qëndroni nën radar duke qenë modest, herën tjetër që dëshironi të transmetoni një arritje, konsideroni si mund të bëjë kjo të ndihen të tjerët. Gjithashtu ndani informacion në lidhje me përpjekjet dhe dështimet tona. Pas një pushimi të madh, për shembull, mos harroni të tregoni historinë e humbjes së bagazhit tuaj dhe jo vetëm kënaqësitë që morët nga udhëtimi.

Dëgjoni instinktin tuaj

Nëse e gjeni veten duke u mbrojtur nga një bashkëpunëtor, ekspertët sugjerojnë se është e rëndësishme të dëgjoni instiktin tuaj dhe të veproni sipas tij.

Mos besoni shumë

Besimi ndërtohet mbi themelet e një marrëdhënie të mirë. Është shqetësuese të zbulosh se po tradhtoheni nga një bashkëpunëtor; veçanërisht nëse keni punuar ngushtë me atë person dhe keni menduar se mund t’i besoni. Në vend që të mbështesni besimin në fjalët e dikujt, vëzhgoni veprat e tyre. Ndërsa ata mund t’ju urojnë gjatë një promovimi, vini re nëse veprat e tyre thonë të kundërtën.

Mbani ata afër

Nëse besoni se dikush ka diçka kundër, përpiquni t’i përfshini ata.

Merreni seriozisht

Nëse gjeni prova sabotimi, merreni seriozisht situatën. Mblidhni prova për të mbështetur besimin tuaj se po ju sabotojnë. Ekspertët sugjerojnë të mbani një ditar me detaje rreth shqetësimeve tuaja me prova që i mbështesin ato, dhe të mblidhni informacion nga kolegët e tjerë, nëse janë të vetëdijshëm se po ju tradhtojnë.

Tregohuni i drejtpërdrejtë

Në vend që të ankoheni tek shefi, ju duhet të flisni direkt me bashkëpunëtorin.

Më pas mbroni vetveten

Ndryshoni fjalëkalimet tuaja, fikni kompjuterin tuaj, kur largoheni nga tavolina e punës dhe siguroni në kyç dokumentet delikatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme