Çfarë tha në polici burri që masakroi me thikë gruan dhe kunatën

Prishtinë | 03 Jan 2019 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Zbardhet dëshmia në polici e autorit të vrasjes së dyfishtë në Ballsh pasditen e djeshme.
Gazment Musta, 34 vjeç vrau gruan e tij dhe kunatën vetëm 18-vjeçare. Burri ka deklaruar para grupit hetimor se shkak nuk ka qenë xhelozia, por kërkesa e gruas së tij për të shkuar tek prindërit e saj.

Ai është shprehur se nuk e lejoi gruan që të shkonte te prindërit për Vitin e Ri, pasi nuk kishte marrëdhënie të mirë me vjehrrin dhe vjehrrën.

“Ajo më kërkoi që të shkonte te prindërit, por nuk e lejova, pasi nuk shkoja mirë me ata” mësohet se ka thënë autori, raporton Report Tv.

Në momentin që kreu vrasjen e gruas dhe kunatës, babai i dy fëmijëve 3 dhe 7-vjeç ishte i dehur.

Musta kishte qenë te prindërit e tij në fshatin Drenovë për festat dhe kur u kthye gjeti në banesë gruan dhe kunatën, e cila kishte ardhur që të merrte motrën për të shkuar te prindërit. Kërkesa e bashkëshortes u refuzua nga 34-vjeçari, që kishte vetëm dy ditë që kishte ardhur nga Greqia.

Pas sherrit, Musta e goditi gruan Gentiana Caushaj 31-vjeçe me thikën e bukës disa herë duke e lënë të vdekur, ndërsa kunata Merisa Caushaj 18-vjeçe ndërhyri për të shpëtuar motrën, por mbeti e vdekur.

E gjithë skena horror në sy të fëmijëve të mitur.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme