Çfarë t’u lejosh me pushime fëmijëve

Prishtinë | 16 Nën 2024 | 21:03 | Nga Ekonomia Online

Çfarë qëndrimi të mbani karshi një teke apo kërkese urgjente të fëmijës? Vera është koha e përkryer për të testuar aftësitë tuaja: Të ndihmosh fëmijët të bëhen të pavarur.

Kam një djalë adoleshent që më kërkon të shkojë disa ditë me pushime vetëm dhe një tjetër gjashtëvjeçar që nuk do të luajë me askënd. Mes kërkesave të njërit dhe problematikave të tjetrit, nuk e di se cila mënyrë vlen me ta. Përveçse është qetësuese si stinë, vera është një sezon i bukur…. Violeta, 44-vjeçare, sekretare në profesion, është një nga shumë prindërit të cilët, në sezonin e bukur gjenden përballë problematikave të tilla si kapriço, dëshirën e fëmijëve për të qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes, ndjenja e mërzisë, dëshira për pavarësi …

“Pushimet duhet të jenë një kohë për të gjithë një periudhë rigjenerimi, pushimi dhe mbi të gjitha, një hapësirë e madhe për liri”, shpjegon Patrizia Adamoli, trajnere e pavarur në Milano. “Mbi këtë bazë duhet të ngrihen programe ku të shkruhen marrëdhëniet e secilit”.

Por si? Kemi listuar vështirësitë më të zakonshme, duke i ndarë ato sipas moshave: 3-6, 7-10 dhe 11-16 vjet. “Këto janë tri grupe të mëdha, secila me nevojat e veta, duke filluar nga shoqërimi deri tek nevoja sesi të tërhiqet”, thotë Lisa Canaccini, Gestalt këshilltare në Livorno, National Lab Family.

Komunikimi autentik është këshilla e ekspertëve. Hapuni me fëmijët për të parë botën e tyre të brendshme, mendimet, vlerat që kanë. Komunikoni shpesh me ta në mënyrë që ta kuptoni edhe më mirë njëri-tjetrin.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme