Challades edhe për dy vjet me Kosovën, Ademi thotë se bisedimet për kontratën zgjaten 10 minuta

Prishtinë | 31 Gus 2020 | 11:37 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Federata e Futbollit e Kosovës ka mbajtur konferencë për medie në prag të dy ndeshjeve të Përfaqësueses kundër Moldavisë dhe Greqisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Fillimisht është bërë formalisht nënshkrimi ndërmjet FFK-së dhe seleksionuesit zviceran të Kosovës, Bernard Challandes , raporton Ekonomia Online.

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi tha se biseda për kontratën e re ka zgjatur 10 minuta.

“Kjo marrëveshje ka ardhur natyrisht ne jemi duke u zhvilluar bashkë me të. Jemi të kënaqur të dyja palët dhe biseda për kontratë nuk ka zgjatur më shumë se 10 minuta dhe besojmë se këto suksese do ti vazhdojmë së bashku. Ekipa e tij ka krijuar një filozofi të saj dhe mjaftë të suksesshme. Iu uroj trajnerit Challand sukses dhe do të vazhdojmë me krenari së bashku”, tha Ademi.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard  Challand fillimisht foli për zgjatjen e kontratës me FFK-në,ku  tha  se e rëndësishme për të është Kombëtarja e Kosovës.

“Me duhet ta them se gjëja e rëndësishme është futbolli dhe po të negocioja do të merrja më shumë por fokusi im është futbolli. Pa dyshim i uroj sukses ekipit, por që duhet të kemi durim sepse jemi ekip i ri. Faleminderit për besimin”, tha ai.

Të ngjashme