FFK arrin marrëveshje për prodhimin e orëve zvicerane të personalizuara

Prishtinë | 12 Dhj 2021 | 14:37 | Nga Ekonomia Online

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) në marrëveshje me Odën Ekonomike Zvicerane dhe brendin e njohur të orëve të veçanta zvicerane ka bërë marrëveshje që ta prodhojë një edicion të limituar të orëve të dorës, të cilat do të jenë të personalizuara me hartën e Kosovës dhe simbolet e FFK-së.

Ky lloj i orëve në treg kushtojnë me çmimin e rregullt 24 mijë euro, por meqenëse është edicion i limituar dhe është bërë në marrëveshje me FFK-në një orë e tillë do të kushtojë me 50 për qind zbritje nga çmimi i rregullt në treg, pra 12 mijë euro.

FFK do të përfitojë nga 1 mijë euro për çdo orë të shitur, që do të thotë se nga 500 orë sa do të jetë sasia e prodhuar, FFK do të përfitojë gjithsej 500 mijë euro.

Prototipi i orës së personalizuar

Pa dyshim, kjo do të jetë një tjetër e arritur e FFK-së në aspektin ekonomik.

Këto orë mund t’i porosisë kushdo që ka mundësi dhe dëshirë për t’u pajisur me një orë të tillë të veçantë, qoftë në FFK apo direkt tek prodhuesi.

FFK ka falënderuar Odën Ekonomike në Zvicër dhe kompaninë prodhuese për bashkëpunimin e tillë, i cili pritet të sjellë leverdi të dyanshme.

Të ngjashme