Përfaqësuesja e Kosovës e ka mposhtur me rezultat 4:0 Litaninë miqësoren e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Golat për Kosovën u shënuan nga Arbër Zeneli (2), Vedat Muriqi dhe Besar Halimi.
Pas ndeshjes ka folur edhe trajneri, Bernard Challandes i cili ka thënë se kjo fitore ishte e nevojshme.
“Ekipi kishte nevojë për një fitore si kjo. Viti i kaluar nuk ishte i mirë. U desh të luhet kështu dhe të fitohet me shumë gola. Nuk jam i kënaqur me mbrojtjen. I kemi dhënë shumë mundësi kundërsharit për të shënuar. Duhet të gjejnë një balanc”, ka thënë përzgjedhesi Bernard Challandes pas ndeshjes për Supersport Kosova.
Kjo miqësore i ka shërbyer Kosovës për dy ndeshjet e para kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kosova më 28 mars e pret Suedinë në Prishtinë kurse më 31 mars takohet me Spanjën në Sevillë.