Kosova nesër do të luajë ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Anglisë, raporton EkonomiaOnline.
Para kësaj ndeshje, në konferencë për gazetarë dolën trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Bernard Challandes dhe kapiteni Amir Rrahmani.
Ky i fundit tha se ndeshja e nesërme do të jetë mjaft e vështirë.
“Kemi pas një zhgënjim nga gjithë populli pas humbjes me Çekinë sepse kemi jetua me ëndrrën e evropianit, por nuk do të thotë që tashmë ndeshja e nesërm që nuk është e rëndësishme sepse ne në çdo ndeshje gjejmë motivin dhe mundohemi ta përmisojmë lojën tonë”, tha kapiteni.
Kapiteni i Kosovës tha se ndeshja e nesermë muns të ishte e rëndësishme sikur të fitonim në Çeki. Por, thotë se rëndësia e ndeshjes mbetet e njëjtë.
“Një rezultat pozitiv nesër do të thoshte shumë sepse do kishte qenë e rëndësishmë për vazhdim tutje. Ne e kemi deshmuar që pas rezultatit negativ jemi rikthyer sepse kjo është në karakterin tonë të luftojmë së bashku”.
Kapiteni foli edhe për mundësinë që të ketë thirrje raciste siç ndodhi ndeshjen e kaluar ndaj Bullgarisë.
“Në Kosovë nuk do besoj që do të ndodh fyerje raciste sepse kemi shumë tifozë të United, Cityt apo Liverpoolit”, përfundoi Rrahmani.
Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se ekipi i tij nuk do të mbrohet ndaj Anglisë, pasi sipas tij një gjë e tillë do të ishte e rrezikshme kur dihet potenciali sulmues i “Tre Luanëve”.
Ndërkaq kur foli për mënyrën për të ndalë Stërlingun, tha se e vetmja mënyrë është t’ia thyejmë këmbën.
Ndërkaq trajneri Bernard Challandes me shaka tha se mënyra e vetme për të ndalë Stërlingun është t’ia thyejmë këmbën.
“E vetmja mënyrë që ta ndalim Stërling është t’ia thyejmë këmbën. Por kjo nuk është mënyra e lojës së Kosovës”, tha Challandes.
Ndërkaq kur foli për mënyrën për të ndalë Stërlingun, tha se e vetmja mënyrë është t’ia thyejmë këmbën.
“E vetmja mënyrë që ta ndalim Stërling është t’ia thyejmë këmbën. Por kjo nuk është mënyra e lojës së Kosovës”, tha Challandes.
Sa herë që Kosova luan, interesimi i tifozëve për të shikuar nga afër ‘Dardanët’ është i jashtëzakonshëm, por kapaciteti në ‘Fadil Vokrri’, nuk ua plotëson dëshirat të gjithëve.
Për këtë, Challandes thotë se do të dëshironte që Kosova të ketë një stadium më të madh sepse dashuria për futbollin në Kosovë, sipas tij, është si në Angli.
“Është e qartë se ne e kemi bërë një kampanjë mirë. Tifozët duan të vijnë të na shohin dhe të na mbështesin. Gjithashtu, luajmë ndaj një ekipi të madh. Pra, kemi bërë lojëra të mira dhe njerëzit janë krenarë me ne. Dhe, nëse luajmë ndaj Anglisë, me lojtarë të mëdhenj, është po ashtu një eveniment i madh. Shpresoj që këta njerëz ta shijojnë lojën. Thonë se ekipi me tifozë i ka 12 lojtarë, por neve na duhen ndoshta 14 apo 15 lojtarë, por kjo nuk është e mundshme. Do të jetë një lojë mjaft e vështirë për ne. Vetëm një pishman e kam që nuk e kemi një Wembley në Kosovë”.
Kujtojmë se nesër zhvillohet ndeshja kundër Anglisë, e fundit për kualifikueset e Euro 2020. Ndeshja luhet në “Fadil Vokrri” nga ora 18:00.