Challandes pret ndeshje madhështore në tetor

Prishtinë | 29 Sht 2018 | 10:27 | Nga

Përzgjedhësi i Kosovës në futboll, Bernard Challandes, vazhdon t’i përmbahet filozofisë së tij. Ai vështirë se flet për vendin e parë në grup e edhe më vështirë për fitore.

E rëndësishme për Challandesin është që skuadra të luajë mirë. Dhe kur luan mirë, zvicerani me përvojë është i bindur se edhe rezultatet nuk do të mungojnë, shkruan sot Koha Ditore.

Challandes është në përpilim e sipër të listës për dy ndeshjet e radhës. Kosova grumbullimin e radhës do ta ketë pas afro dhjetë ditësh.

Më 11 tetor Kosova e pret Maltën në Prishtinë, ndërsa tri ditë më vonë “dardanët” luajnë në udhëtim ndaj Ishujve Faroe. Janë këto dy ndeshjet e radhës në kuadër të grupit 3 të Ligës D të Ligës së Kombeve të UEFA-s.

Kosova në këtë garë ka debutuar më 7 shtator kur barazoi pa gola në udhëtim me Azerbajxhanin. Tri ditë më vonë fitoi 2:0 ndaj Ishujve Faroe në Prishtinë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme