Champions League: Publikohen datat dhe oraret e ndeshjeve gjysmëfinale

Prishtinë | 18 Pri 2024 | 12:13 | Nga Ekonomia Online

Mbrëmë janë kompletuar katër ekipet gjysmënaliste të Champions League.

Bayern Munchen – Real Madrid dhe Dortmund – Paris Saint Germain, janë dy çiftet e kësaj faze të garave.

Tashmë janë bërë publike datat dhe oraret e ndeshjeve.

Bëhet e ditur se përballja mes “bavarezëve” dhe “mbretërve” do të luhet më 30 prill në ora 21:00, ndërkaq ajo në mes të “milionerëve gjermanë” dhe “francezëve” do të luhet një ditë më pas.

Kurse, ndeshjet e kthimit do të luhen më 7 dhe 8 maj.

Mbetet të shihet më pas se cilët do të jenë dy finalistët e kësaj gare më të rëndësishme të futbollit evrpian.

Të ngjashme