Më të vegjlit janë argëtuar në sheshin “Zahir Pajaziti në Prishtinë nga eventi i organizuar nga “Jaffa Champions”, raporton Ekonomia Online.
Kosovare Maliqi udhëheqëse në “Advkrs Agency”, tha se ky qëllimi i këtij eventi është që t’i argëtojnë fëmijët, pasi gjatë kohës së pandemisë e kanë pasur të pamundur të shfrytëzojnë ambientet për të lozur.
“Është një event që është mobil në të gjithë Kosovën, në këtë vikend jemi në Prishtinë, vikendeve tjera jemi në qytetet tjera si Prizreni, Peje e Gjakova”.
“Ideja e komplet eventit është që t’u sjellim argëtim fëmijëve pas krejt kësaj kohe të izolimit që e kanë kaluar nga Covid-19″.
“Eventi do të zgjasë për dy muaj rresht duke vizituar krejt qendrat më të mëdha të Kosovës, për dallim në Prishtinë do të jemi tre herë”.
“Më 1 qershor do të jemi në Cineplexx. Organizatori i gjithë eventi është Jaffa Champion që është brend i kompanisë Fluidi”.
Eventi do të vazhdojë edhe nesër në parkun e Gërmisë.