Sonte në mbrëmje do të mësohen emrat e dy skuadrave të fundit çerekfinaliste të Ligës së Kampioneve. Në Allianz Arena do të luhet sfida mes Bayernit të Mynihut dhe Liverpoolit.
Skuadra bavareze po jeton një moment të mirë në kampionat dhe në ndeshjen e sotme do të kërkojë të kualifikohet për në çerekfinale për të 8 vit radhazi.
Trajneri Kovac nuk do të ketë në dispozicion në këtë përballje Kimmich e Mueller të pezulluar për shkak kartonash, ndërsa te Liverpooli mungojnë keita, Oxlade-Chamberlain dhe Gomez.
Në ndeshjen tjetër Barcelona do të presë Olympique të Lionit, me katalanasit që kanë të njëjtën detyrë si Bayerni, të fitojnë me cdo kusht me francezët pasi në ndeshjen e parë barazuan 0-0. Në listën e të grumbulluarve të Valverdes në këtë ndeshje figuron edhe emri i Dembele, por duket e vështirë që ai të luajë titullar në këtë përballje.
Nga ana e tij Lyon do të kërkojë të ndjekë shembullin e Ajaksit dhe të bëjë surprizën në Camp Nou ndaj katalanasve që shihen si favoritë. Barcelona dhe Lioni janë përballur edhe më parë në 1/8 e finaleve të Ligës së Kampioneve; në sezonin 2008/2009 me skuadrën spanjolle që fitoi me rezultatin e përgjithshëm 6-3, barazoi 1-1 në ndeshjen e parë në Lyon dhe fitoi 5-2 në të dytën në Camp Nou. /Top Channel