Chelsea e ka shkatërruar Norwich Cityn në Stamford Bridge në kuadër të Premierligës, duke e mundur 7-0. Milot Rashica e nisi takimin nga stoli, hyri në lojë në pjesën e dytë në min e 45’, por s’mundi të bëjë diferencën…
Pesë gola për tri pikë të tjera n’Premierligë, Chelsea ka siguruar fitore të pastër para tifozëve të vet në “Stamford Bridge”, duke e mundur 7-0 Norwich Cityn, raporton Gazeta Express.
Ishte dita e Bluve që e nisën furishëm takimin.
Goli i parë erdhi në minutën e 8’, për 1-0 shënoi Mason Mount.
https://tiger.cdnja.co/v/eo/eOPRq.mp4?secure=4POU2DWEVKrB-EDM3XUfUQ&expires=1634999400
10 minuta më vonë, në atë të 18’, shënoi Hudson-Odoi për 2-0.
Para se ekipet të shkojnë në pushim të pjesës së parë, shënoi edhe Reece James, për 3-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Milot Rashica, që e nisi nga stoli këtë takim – u inkuadrua në lojë, por nuk arriti të bëjë diferencën.
Vendasit ishin në ditën e tyre dhe në minutën e 57’të gjetën edhe golin për 4-0. Shënoi Ben Chilwell.
Ata nuk u ndalën me kaq, në atë të 62-të, e detyruan Max Aaronsin të shënojë në portën e ekipit të tij, për 5-0.
Menjëherë në minutën e 65-të, për fat të keq, Norwichi mbeti me 10 lojtarë, B. Gibson u ndëshkua me të verdhë dy herë brenda 10 minutave, për t’u përjashtuar nga loja.
Me një lojtar më shumë në fushë, Chelsea e pati më të lehtë, arriti që të shënojë edhe dy gola.
Në minutën e 85-të, Mount që kishte shënuar në pjesën e parë, arriti të shënojë për 6-0 nga penalltia, derisa i njëjti e kompletoi het-trikun për 7-0 në min e 90′, që doli të jetë rezultati përfundimtar i takimit.
Me këtë fitore, Chelsea ka shkuar në kuotën e 22 pikëve, derisa Norwich mbetet e fundit me dy pikë.