Janari pritet të jetë muaj i nxehtë për skuadër e Chelseat, e cila po planifikon të ndahet me pesë lojtarë.
E ardhmja e mesfushorit Conor Gallagher është e pasigurt, ndonëse ka qenë kapiten i ekipit në 11 raste këtë sezon.
Po ashtu në listë është edhe mbrojtësit Chalobah, Maatsen e Sarr.
Këtu lista nuk përfundon, pasi që aty bën pjesë edhe sulmuesi shqiptar, Armando Broja.
Thuhet se Broja mund të largohet nga klubi nëse ata arrijnë të sjellin një sulmues të ri muajin e ardhshëm, shkruajnë mediat britanike.
E për sulmuesi kuq e zi, interesim ka nga disa skuadra.
Në Angli ai kërkohet nga West Ham United e Fulhami, derisa në Serie A nga Milani e Interi.
Sa jemi tek zi kaltrit, ky ekip po e sheh Brojën si opsion në afatin kalimtar të janarit.
Armando është në listën e ngushtë të sulmuesve së bashku me Mehdi Taremin e Portos dhe Anthony Martiali e Manchester Unitedit.
Chelsea thuhet se do të ishte i gatshëm të heq dorë nga shërbimet e Armando Brojës për 30 milionë funte.
Deri më tani, sezoni 2023/24 ka qenë një zhgënjim për Chelsean nën drejtimin e trajnerit të ri Mauricio Pochettino.
Ndeshjen e fundit të këtij viti, Chelsea e luan të shtunën në udhëtim te Luton Town nga ora 13:30.