Chelsea e ka mundur Manchester Unitedin me rezultat të thellë 4:0
Ekipi i Chelseas sonte shënoi fitore bindëse, 4:0 ndaj Manchester Unitedit.
Qysh në fillim të ndeshjes në sekondën e 30-të, bardh e kaltrit dolën në epërsi me golin e Bedro Rodriguezit, në minutën e 21-të, për dyfishimin e epërsisë shënoi Gary Cahill, me të cilin rezultat edhe përfundoi pjesa e parë e ndeshjes.
Në fillim të pjesës së dytë, përsëri Chelsea shënoi. Për trefishimin e epërsisë, në minutën e 62-të, shënoi Eden Hazard, ndërsa për 4:0, në minutën e 70-të shënoi N’Golo Kante, me të cilin rezultat edhe përfundoi takimi.