Chelsea po e dëshiron me ngulm transferimin e Iscos nga Real Madridi qysh në këtë afat kalimtar.
The Blues ka kohë që e dëshirojnë transferimin e mesfushorit spanjoll, derisa Los Blancos tani janë të gatshëm ta shesin atë.
Sipas asaj që raporton El Desmarque, skuadra londineze është e gatshme që të paguajë 58 milionë euro për transferimin e 27-vjeçarit.
Por, madrilenët thuhet se do të tentojnë të përfitojnë nga ky interesim i Chelseat, për t’i marrë shërbimet e N’Golo Kantes.
Zinedine Zidane e adhuron lojën e bashkëkombësit të tij, andaj mund të ofrojnë Isco dhe një shumë prej 100 milionë eurove për ta transferuar francezin.
Chelsea nuk është e interesuar ta shesë Kanten, por është dëshira e këtij të fundit që të largohet nga Stamford Bridge.