Chelsea e gatshëm të shkëmbej Hudson-Odoin me Comanin

Prishtinë | 18 Kor 2021 | 16:19 | Nga Ekonomia Online

Chelsea është e gatshme të heq dorë nga Callum Hudson-Odoi në këtë afat kalimtar.

Skuadra londineze nuk mbështetet më te talenti anglez dhe janë të gatshëm që të arrijnë marrëveshje me Bayern Munichu.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, Chelsea i ka bërë të ditur Bavarezëve se nëse e duan Hudson-Odoin, atëherë duhet të ofrojë Kingsley Comanin.

Kampioni i Bundesligës ka kohë që po tenton të transferojë anglezin, mirëpo The Blues kishin refuzuar shitjen e tij.

Por, Chelsea tani është e gatshme që të largojë lojtarin, mirëpo vetëm nëse pranon në marrëveshjen Comanin.

Bayerni po kërkon shkëmbim kokë më kokë, mirëpo blutë duan edhe para.

Të ngjashme