Chelsea është e gatshme që të shkarkojë Lampardin nëse humbin sonte ndaj Leicesterit

Prishtinë | 19 Jan 2021 | 14:12 | Nga Ekonomia Online

Frank Lampard është nën presion që të shpëtojë punën e tij te Chelsea.

Trajneri anglez shpenzoi mbi 200 milionë euro në verën e kaluar për transferime, mirëpo po i mungojnë rezultatet e mira.

Chelsea është duke menduar që të shkarkojë Lampardin në rast se ata pësojnë humbje sonte kundër Leicestrit.

The Blues janë mysafir të Dhelprave në takimin që fillon në ora 21:15 në kuadër të javës së 19-të në Ligën Premier.

Përveç N’Golo Kantes, Lampard i ka të gjithë lojtarët në dispozicion dhe shpreson të triumfojë ndaj djelmoshave të Brendan Rodgers.

Chelsea është aktualisht në vendin e shtatë me 29 pikë, shtatë më pak se lider Manchester United dhe një disfatë mund të shkarkojë anglezin nga pozita e trajnerit. /Telegrafi

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme