Chelsea i ka fituar me shumë vështirësi tri pikët e para për sezonin 2019/20, duke e mposhtur në udhëtim Norwich Cityn me rezultat 2-3.
Skuadra londineze kaloi në epërsi pas vetëm tre minutash lojë me golin e Tammy Abrahm, pas asitimit që pranoi nga Cesar Azpilicueta.
Por, epërsia e The Blues nuk zgjati shumë, pasi vendasit e barazuan rezultatin me anë të Todd Cantëell (6’), nga shërbimi i Teemu Pukki.
Chelsea e riktheu edhe një herë epërsinë me anë të Mason Mount që shënoi në minutën e 17-të, nga një asistim i bërë prej Christian Pulisic.
Por, Norwichi ishte përsëri të vëmendshëm duke e barazuar rezultatin në 2-2, me anë të Pukkit (30’), pas asistimit nga Buendia, e që me kaq përfundoi pjesa e parë.
Pjesa e dytë ishte edhe më e mirë nga The Blues, që arritën ta rikthenin epërsinë.
Abrahm e realizoi golin e tij të dytë në ndeshje në minutën e 68-të, nga asistimi që pranoi prej Mate Kovacic, e në fund doli të jetë goli i fitores.
Norwich vs Chelsea (Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)
Frank Lampard mori tri pikët e para nën drejtimin e Chelseat, derisa ka një fitore, një barazim dhe një humbje në tri xhirot e zhvilluara.
Blutë nga Londra aktualisht gjenden në vendin e dhjetë me katër pikë të grumbulluara, ndërsa në xhiron e katërt do të përballen me Sheffield United.