Chelsea merr vendimin për të ardhmen e Denis Zakarias

Prishtinë | 19 Mar 2023 | 11:35 | Nga Ekonomia Online

Chelsea ka marrë vendimin për të ardhmen e mesfushorit zviceran Denis Zakaria.

Zakaria iu bashkua skuadrës londineze Chelsea në ditën e fundit të afatit kalimtar veror si i huazuar nga gjiganti italian Juventus.

Londinezët duket se kanë marrë vendimin për të ardhmen e mesfushorit zviceran pas shtatë muajve qëndrimi të tij në Stamford Bridges.

Siç raportojnë mediat angleze dhe ato italiane, Chelsea nuk është bindur për transferimin përfundimtar të reprezentuesit zviceran dhe ai në fund të sezonit do të rikthehet te Juventusit.

26-vjeçari është përballur këtë sezon me lëndime në muskuj dhe kjo gjë e ka bërë klubin që të mendojë lamtumirën me të.

Zvicerani këtë sezon me fanellën londineze në të gjitha garat ka 10 paraqitje dhe ka realizuar vetëm një gol.

Ai pritet të rikthehet te Juventusi në fund të sezonit ku ka kontratë me klubin italian deri në verën e vitit 2026, por vështirë të mbetet në Torino pasi Zonja e Vjetër nuk e ka në plane.

Nuk përjashtohet mundësia që Zakaria të rikthehet në futbollin gjerman, ku Borussia Dortmund ka shprehur interesim për të.

Të ngjashme