Chelsea mund të rrezikojë të mbetet pa Pedron dhe Willianin në prag të rikthimit të Ligës Premier.
Federata e Futbollit të Anglisë ka konfirmuar para disa ditësh se edicioni do të rikthehet më 17 qershor, për t’i përfunduar 92 ndeshjet e mbetura.
Kontrata e spanjollit dhe brazilianit përfundon më 30 qershor dhe nga 1 korrik do të jenë lojtar të lirë.
Dyshja mund të refuzojë të luajë në ndeshjet e mbetura, derisa ende nuk u është ofruar rinovimi i kontratës.
Nga kjo situatë, Chelsea mund të mbetet pa Willianin dhe Pedron, derisa lojtarët kërkohen nga disa skuadra.
Kujtojmë se The Blues mposhtën sot (e mërkure) Readingun në një miqësore me rezultat minimal 1-0 me golin e shënuar nga anësori spanjoll.