Real Madrid është e vendosur për të transferuar Eden Hazard, por Chelsea çdo ditë dhe më shumë po ia vështirëson operacionin “Los Blancos-ve”.
Sulmuesi belg pëlqehet shumë nga trajneri Zinedine Zidane dhe Florentino Perez e ka të qartë se duhet ta rrëmbejë lojtarin kryesor të londinezëve.
Fillimisht u përfol se Chelsea dëshironte 100 milionë euro për të lënë të lirë Hazardin që po hyn në vitin e fundit të kontratës me londinezët, shkruan “Goal”, raporton syri.net, transmeton Klan Kosova.
Por ditën e sotme mediat bëjnë me dije që Chelsea ka rritur çmimin e shitjes së Hazardit për të cilin kërkojnë plot 142 milionë euro.
Chelsea nuk dëshiron ta shesë, prandaj kërkon që t’i marrë maksimumin. Ndërsa deri tani spanjollët janë treguar të gatshëm të ofrojnë deri në 100 milionë euro por shifra e kërkuar nga londinezët mund të trembë Realin.
Vlen të theksojmë që Hazard dhe Reali kanë gjetur gjuhën e përbashkët, ndërsa tani mbetet vetëm që të arrihet akordi mes dy klubeve.