Skuadra e madhe angeze është e interesuar ta transferojë mbrojtësin belg gjatë verës, por për të arritur deri aty do ta ketë konkurrencën e dy gjigantëve tjerë europianë.
Chelsea është gati të sfidojë Manchester United dhe Barcelona në tentimin për të nënshkruar me Toby Alderweireld.
Belgu nuk është më i preferuari i Mauricio Pochettino tek Tottenham dhe pritet të mbetet në bankë edhe në përballjen e të dielës ndaj Bluve.
Skuadra nga Stamford Bridge shpreson se do të mundet t’i bindë Spurs që për 40 milionë funte ta shesin mbrojtësin gjatë verës.