Chelsea vazhdon me fitore nën drejtimin e Tuchelit

Prishtinë | 12 Shk 2021 | 08:17 | Nga Ekonomia Online

Seria e fitoreve të Chelseat nën drejtimin e Thomas Tuchelit ka vazhduar edhe më tutje.

“Blutë e Londrës” të enjten mbrëma fituan me rezultatin 1:0 ndaj Barnsleyt dhe janë kualifikuar në çerekfinale të Kupës FA.

Skuadra që bën gara në rangun e dytë të futbollit anglez, Barnsley, ishte më e mirë në pjesën e parë.

Chelsea, që bëri 10 ndryshime në formacion, kaloi në epërsi nëpërmjet Tammy Abrahamit në minutën e 64-të, pas asistimit të Reece Jamesit.

Chelsea mbetet i pamposhtur në pesë ndeshje qëkur Tucheli e mori drejtimin e skuadrës në janar. Në çerekfinale, në raundin e gjashtë të garës, Chelsea do të luajë kundër Sheffield Unitedit më 20 ose 21 mars.

Të ngjashme